Policia e Korcës ka shoqeruar në komisariat 3 prej personave të cilët shfaqeshin në një foto në rrjetet sociale me armë gjahu dhe kafshë të egra të vrara në një zonë malore të këtij qarku.

Uniformat blu saktësuan se nga 6 shtetas që shfaqen në një foto me një mjet tip fuoristradë, me dy armë gjahu dhe kafshë të egra të vrara, janë identifikuar dhe shoqëruar tre prej tyre, konkretisht:

– E.L, L.Ç, S.G, banues në Korçë;

– L.M, banues në fshatin Polenë,

– A.D dhe D.D, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë.

 

Në bazë të ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” u bë bllokimi i armëve të gjahut, së bashku me lejet përkatëse dhe vërtetimet mbi regjistrimin e armëve. Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjedisit ka ndëshkuar me masë administrative dy prej shtetasve.

 

Me heret Federata Kombetare e Gjuetise denoi aktin e shemtuar te vrasjes se nje sorkadheje dhe te voglit te saj ne fshatin Leshje te Ersekes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *