Ndonëse për fat të mirë nuk raportohen persona të lënduar, tërmeti që goditi disa zona të Italisë së veriut mengjesin e kësaj të hëne ka shkaktuar probleme në mjaft godina.

Zonat më të prekura janë ato rreth Firences, sidomos në Mugello aty ku ishte epiqendra e termetit që ra në orën 04:37 me magnitudë 4.5 sipas shkallës rihter.

Disa objekte fetare, në Mugello, Scarperia, San Piero etj janë dëmtuar si pasojë e krisjeve në mure.

Fotot janë publikuar në mediat italiane, Corriere, Tgcom dhe La Republica. Referuar televizioneve italiane zona me e goditur dhe me më shumë dëme është komuna Barberino, ku te pakten 70 persona kane lene banesat si pasoje e demtimeve.

Dëmtime kanë pësuar edhe një sërë ndërtesash të vjetra.

Pamjet në brendësi të godinave tregojnë mure të cara dhe suva të rëna në tokë.

Tërmeti kryesor por edhe të tjerët disi më të vegjël shqetësuan mengjësin e sotëm rajonin e Toskanës dhe Emilja Romanjës.

Mijëra njerëz dolën në rrugë, shkollat në disa lokalitete u mbyllen dhe për disa orë më radhë u pezulluan edhe linja trenash rajonal dhe të shpejtësisë së lartë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *