Zeshkania ikonike, Angelina Jolie po i ngjan akoma më shumë Princeshës Aurora dhe më pak si Maleficent këto ditë. Mbrëmjen e së mërkurës Jolie u pa duke dalë nga një dyqan në Manhattan, por sytë e të gjithëve mbeten të ngjyra e re e flokëve.

Me një nuancë bionde të çelur, me shumë shkëlqim, me një model me fije më të theksuara, Angelina duket kaq bukur me këtë ndryshim në flokët e saj. Le të themi një kalim me shumë stil nga efektet e ngjyrës ombre (bazë e errët, ndërsa nuanca fillon të çelet në gjatësinë e flokëve) të vjeshtës dhe dimrit te ngjyra bionde, ideale në prag të sezonit të ri të pranverës.

Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë shkruar në platformat e tyre se ngjyra e veçantë nuk i shkon shumë aktores bukuroshe pasi e bën të duket e zbehtë.

Ju si ju duket?

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *