Subscribe

Ministria e Mbrojtjes u ka ardhur ne ndihme  2 mije banoreve ne Tropojë, duke ndërtuar nje ure “Bailey” mbi lumin Shipshan, e cila lidh 6 fshatra. Ndërtimi i kësaj ure nga forcat xheniere do te ndikoje edhe ne rritjen e numrit te turisteve, pasi ajo shërben per daljen në bjeshkët e Tropojës.

“Për ta ndihmuar këtë komunitet, jo vetëm për zhvillimin e ekonomive të tyre shtëpiake, por edhe me të ardhura që vijnë nga turizmi. Kjo urë është thjesht dhe vetëm fillimi i disa investimeve shumë të rëndësishme.”

Ministrja Kodheli ka njoftuar se javën e ardhshme do te kaloje ne Këshillin Kombëtar te Territorit projekti i qendrës se Bajram Currit, duke premtuar se qeveria është e angazhuar te rrisë mbështetjen dhe investimet per Tropojën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *