Trupat speciale të forcave te armatosura do të angazhohen me mision ne Afganistan. Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka, e beri te ditur vendimin gjatë vizitës në komandën e forcës tokësore në Zall Herr.

 

Ministrja theksoi se është duke negociuar me aleatët për të përcaktuar detajet e angazhimit. Me këtë vendim, sipas ministres, Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht strategjisë së re të presidentit Trump për Afganistanin. Zonja Xhacka theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të përfaqësohet në misionet paqeruajtëse, duke dërguar në Afganistan një grup ushtarakësh të batalionit elitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *