Një fondacion i drejtuar nga një 27 vjecar dyshohet se ka abuzuar me mbledhjen e ndihmave në emer të të prekurve nga tërmeti I fundit I fortë I 26 nentorit.

Policia bëri të ditur se ka proceduar penalisht shtetasin Ajet Shira, banues në Tiranë.

 

Ditën e martë, pranë një qendre tregtare në Fier, dy shtetase janë kapur duke mbledhur vlera monetare për njerëzit e prekur nga tërmeti, duke mashtruar në emër të këtij fondacioni.

 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto ndihma nuk kanë shkuar për të prekurit nga tërmeti, por në llogari të fondacionit të 27-vjeçarit.

 

Ajet Shira është i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *