Subscribe

Kjo javë po karakterizohet nga një forcim i ndjeshëm i dy monedhave kryesore siç janë euro dhe dollari në raport me monedhën vendase. Në tregun valutorë euro po forcohet çdo ditë duke arritur nivelin e 127 lekëve ndërsa dollari amerikan 115 lekë, me një rritje të ndjeshme nga fillimi I javës.

 

Agjentët thonë se nga kjo situatë mësohet se Banka e Shqipërisë ka nisur operacionet e saj për shitje të valutës me qëllim frenimin e nënçmimit të lekut. Ndaj dhe këtë të mërkurë, tregu nuk shënoi luhatje të mëtejshme.

 

Ekspertët e fushës e argumentojnë këtë lëvizje me efektet dhe pasojat ekonomike që po jep lufta në lindje, por ka dhe një faktor të brendshëm.

 

“Luhatja kaq e madhe e monedhës euro lidhet direkt me efektet dhe zhvillimet që po ndodhin nga lufta, por në tregun vendas ka një ofertë të kufizuar të monedhës euro pasi ata që mbajnë këtë valutë hezitojnë t’i këmbejnë pasi presin deri sa do të forcohet për të krijuar më shumë fitime. Por ky është një efekt dytësorë, i cili është i përkohshëm.” –thotë Brunilda Isaj, eksperte bankare.

 

E ndërsa forcimi i monedhës europiane ka edhe efekt të brendshëm, për ekspertët forcimi i dollarit lidhet direkt me efektet e luftës.

 

Forcimi i euros ndikon direkt tek një kosto e shtuar për blerjet e bizneseve në vendet e BE-së, kryesisht për mallrat e importit.

 

 

Blerjet e energjisë elektrike po bëhen çdo ditë e më të kushtueshme, ndaj një prej  arsyeve që nxiti këtë forcim të euros nisi nga këto importe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *