E diel, 25 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Flutura Açka: Mund të botoj libra edhe të Ramës dhe Metës

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i shoqëruar nga shkrimtarja Flutura Açka, kandidate e PD-së në Elbasan, ka prezantuar sot librin e tij me titull “Misioni im”, libër që vjen me një peshë dhe rëndësi të veçantë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 Prillit 2021. Prezantimin e ka nisur në Qytetin Studenti me të rinjtë, botuesja e librit, zonja Flutura Açka, e cila e vlerësoi dhe analizoi në të gjitha këndvështrimet.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, botuesja Açka deklaroj se është e hapur të botojë edhe libra të kryeministrit Rama e presidentit Meta.

“Unë jam e hapur të botoj edhe libër të Edi Ramës, edhe libër të Ilir Metës dhe kujtdo tjetër, në rolin e botueses dhe nuk do të ndërpres asnjë rresht dhe nuk do të redaktoj asnjë rresht të asnjeriu.”

Më shumë video

Reklamë