Fushata elektrale e Partisë Demokratike u hap nga kandidatja për qarkun e Elbasanit, Flutura Açka.

Gjatë fjalës së saj, Açka shprehu sigurinë se PD do të sjellë ndryshimin që i duhet vendit, duke theksuar se demokratët do të jenë ata që do të ndërtojnë demokracinë.

“Nuk mbahem dot, nis më merret goja kur flas për gjëra të dashura dhe një nga gjërat e dashura është fakti që jam këtu sot. Mjekë, inxhinierë, profesionistë ikën sepse nuk kishin mundësi. Do t’ia dalim t’i kthejmë, vetëm duke ndrequr demokracinë. Ose të ndreqim demokracinë tonë, ose të shkojmë në diktaturë. Të fillojmë ta ndreqim që sonte demokracinë. Do të ndjej turp të jem e pasur në një vend të varfër, besoj se të tillë do të ndihen edhe kolegët e mi. 29 vjet më pas, në të njëjtin front, si në 1990. Ëndrra e pakryer e tim biri për ta parë Shqipërinë në Europë.”

Sipas saj, projektet e PD-së do të mundësojnë rikthimin e të larguarve në Shqipëri, ndërsa shtoi se qytetarët shqiptarë ndodhen tashmë mes dy alternativave: të ndreqin demokracinë, ose të shkojnë drejt diktaturës.

“Besoj se ajo shtysë është vetëm besimi tek fitorja. Pas tyre janë familjet, bashkëqytetarët, janë shqiptarë të denjë për një jetë më të bukur. A e gjej unë dot fuqinë të tradhëtoj përkushtimin dhe dashurinë e tyre, kurrë. Nag 4-5 porta, që trokas, nuk më hapet. Kanë ikur. Vetëm mes të afërmve të mi, janë larguar rreth 10 djem e vajza të reja. Ikën se nuk kishin identitet, u bënë parazitë. A mund ta bëjmë ne Shqipërinë më të mirë? Po, O sot, o kurrë. Vetëm duke ndrequr demokracinë ia dalim. Ose ndreqe demokracinë, ose shko në diktaturë. Kjo është alternativë e këtyre zgjedhjeve. O e ndreqim, ose shkojmë ne diktaturë.Vetëm kështu do e çlirojmë Shqipërinë nga baronët e kullave, drogës, vetëm kështu kthejmë demokracinë e vërtetë, ta ndreqim që sonte.Këtë nuk e bëjmë dot vetëm, por me armatë njerëzish plot ëndrra.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *