Roja Bregdetare spanjolle bën me dije se ka shpëtuar rreth 600 emigrantë që vinin nga Maroku brenda 24 orëve.

 

Autoritetet spanjolle njoftojnë se emigrantët lundronin të ndarë në 15 mjete të ndryshme, përfshire edhe varka të vogla me rrema.

 

Rreth 120 të tjerë raportohen të mbytur.

 

Kjo është një rritje serioze e numrit të emigrantëve që mbërrijnë në vend. Shumica e emigrantëve që duan të shkojnë në Spanjë shfrytëzojnë Ngushticën e Gjibraltarit, një lundrim prej vetëm 12km.

 

Më shumë se 9000 njerëz kanë mbërritur në Spanjë këtë vit, shifër kjo tre herë më e lartë se vitin e shkuar. Sipas OKB, rritja e numrit të emigrantëve që përpiqen të arrijnë në tokën spanjolle, mund ta kalojë numrin e atyre që ka pritur Greqia.

 

Megjithatë, rreth 100.000 emigrantë kanë kaluar nga Libia në Itali që nga fillimi i vitit, ndërsa mbi 2000 të tjerë kanë humbur jetën.

 

Në qershor, rreth 5000 vetë u shpëtuan brenda një dite në Mesdhe, jashtë kufirit detar të Libisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *