Robert Berisha është një prej fermerëve më të spikatur të Ferma VIP. Këngëtarit dhe moderatorit nuk i mungojnë batuat dhe sensi i humorit, por edhe flirti nuk mbetet mbrapa si një ndër pikat e tij më të forta.

Afrimiteti i tij me Ditean ka qenë një ndër temat më të diskutuara ku dyshja shkëmbejnë me humor biseda dashurie. Por siç thotë Xhesika “ka diçka të vërtetë këtu”.

Lexo edhe :

Related Posts

Edhe pse gjatë Primet të djeshëm Ditea u tregua e prerë, duke thënë qartazi se raporti i saj me Robertin është vetëm shoqëror, duket se kjo situatë nuk është pritur mirë nga e dashura e këngëtarit.

Para se të hynte në Ferma VIP, Roberti ka bërë publike lidhjen e dashurisë me modelen 23 vjeç Ana Skrel. Kjo e fundit ishte mjaft aktive me postet me Robertin, por vetëm para nisjes së reality show-t. Më pas, Roberti është zhdukur nga profili i saj në Instagram dhe modelja nuk ka bërë asnjë postim suportues.

Por duket se kjo krisje vjen vetëm nga ana e Ana Skrel, pasi Roberti e ka përmendur edhe në Ferma VIP.

“E dashura që kam momentalisht e ka emrin Ana. Kurrë s’kam pasur të dashur me emrin Ana më përpara”, ka thënë roberti kur është ngacmuar nga Albano për këngën e Nora Istrefit “Ana”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *