Subscribe

Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo ka bërë publike listën paraprake të futbollistëve që do të grumbullojë për finalet e kampionatit Europian Euro 2024, që do të luhet në Gjermani duke nisur nga 14 qershori.

Lista e Silvinjos ka qenë me shumë surpriza, pasi jashtë saj kanë mbetur futbollistë si Myrto Uzuni, Arbnor Muja, Soiokol Cikalleshi, Kejdi Bare apo Muçolli.

Ndërsa bie në sy rikthimi i Armir Abrashit si dhe grumbullimi i Medon Berishës, i cili vjen nga U21.

Sa i përket listës Silvinjo tha se Abrashi i duhet kombëtares për karakteristikat që ka, ndërsa Berisha është një talent.

Pyetje: Një debutues në kombëtare, mungon Uzuni?

Silvinjo: Nuk ishte zgjedhje e thjeshtë. Për mua dhe gjithë trajnerët nuk është e lehtë. Të gjithë janë në vështirësi, pasi nuk është e lehtë. Mua më pëlqen të flas gjithmonë për lojtarët që grumbulloj. Abrashi ka luajtur në finalet e Europianit 2016-ën. Për karakteristikat ka eksperiencë, ka shpirt. Berisha? Është një futbollist i ri, kemi një vit që i rrimë nga mbrapa dhe e ndjekim. Është shumë i talentuar. Vlerësoj dhe punën e bërë nga U21, siç është dhe rasti i Mitajt i cili erdhi dhe tregoi që e meriton atë vend. Edhe Berisha duhet të tregojë në fushën e lojës se sa vlen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *