Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla deklaroi se fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit do t’u lejojë qytetarëve të zgjedhin kandidatin dhe partinë.

 

Në një prononcim për mediat, ai tha se partitë politike nuk duhet të përfshihen në debat për këtë çështje, sepse vendimmarrja i takon KQZ.

 

“Unë nuk do doja që partitë politike të hyjnë në një diskutim të tillë. I takon KQZ që të përcaktojë një fletë votimi që të jetë e thjeshtë për qytetarët dhe që mos të çojë asnjë votë të pavlefshme. Në këtë këndvështrim, dua të them edhe një herë vlerësimin tonë se për herë të parë qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që të votojnë për kandidatin që ata duan dhe jo vetëm për subjektin politik. Fleta e votës do të jetë e përbërë nga dy pjesë, kandidati, por dhe pjesa tjetër, me numra apo shkurtime, që e cakton KQZ. Eksperienca ka treguar që të përdoren numrat për të arritur në formësimin e një flete votimi të vogël, për t’u administruar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *