Aurel Voda, bashkëshorti I zv.Ministres së Brendshme ka kërkuar falje publike për fjalorin e perdorur në disa komente ne portale dhe faqen e tij në facebook.
Nëpërmjet një postimi në profiling e tij në facebook, burri I Rovena Vodës I kërkon falje të gjithë qytetareve që sipas tij, me te drejte janë prekur nga fjalet e tij jashtë etikes qytetare.
Por vec ndjeses publike Aurel Voda që u shkarkua si drejtor I shërbimit parësor spitalor, nga Ministria Manastirliu këtë të mërkurë për fjalorin aspak etik, mbrohet me punen e tij në këtë institucion ku punoi 6 vite.
Ai thotë se në këtë periudhë si drejtues në spital KLSH nuk I ka gjetur kurrë një shkelje duke qënë mbrojtësi më I mirë I parave publike.
Vec të tjerash Voda I bën një skede edhe pasurisë së tij teksa thotë se ka në pronësi vetëm 25% të një pallati 80 meter katrore ne Durrës. Në fund një ndjese edhe karshi familjes së tij.
JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare.
Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.
Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.
Iu kërkoj falje edhe atyre.
Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.
Fillimisht Aurel Voda përdori një gjuhe skandaloze në një lajm ku shkruhej se PD do të niste protestat pasi Shqipërisë negociatat. Ai shkruante në një koment poshte lajmit ku fliste Dashamir Shehi: “Na plasi k***”.
Më pas sulmoi po nje fjalor të papërshtatshëm edhe mediat dhe segmente të tjera në PS.
Kjo bëri që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiriu të firmosë shkarkimin e tij për shkak të fjalorit të papërshtatshëm në rrjetet sociale.