OSBE ka mbledhur këtë të martë tryezën e dytë për reformën zgjedhore në nivel teknik.

 

Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa janë prezent dhe përfaqësues të opozitës joparlamentare.

 

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbylljes së parë të diskutimeve, bashkëkryetari reformës zgjedhore Damian Gjiknuri deklaroi se në fokus të diskutimeve ka qenë financimi I partive politike.

 

Duke e cilësuar si një temë me rëndësi, Gjiknuri i bëri apel PD që paraqesë propozimet e saj në lidhje me këtë çështje.

 

“Po shikojmë financimet e partive politike. Ka diskutime të ndryshme dhe ide të ardhura nga disa institucione ndërkombëtare për të kufizuar reklamat politike apo ndaluar fare ato. Po shikojmë pluset apo minueset. Ne PD-në e presim të vijë me propozime konkrete, pasi tani nuk kemi parë, kur ti shohim do të shprehemi. Roli i PD-së dhe prezenca është e mirëpritur. Po diskutohet edhe për financimet e partive, legjislacioni i ri për financimet politike do të përfshijë edhe partitë kryesore sikur është edhe PD-ja”

 

PD në këtë tryezë përfaqësohet nga sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *