Subscribe

Teatri Eksperimental ka folur mbrëmë me gjuhën e trupit. Një performancë nga dy artistët e njohur në të gjithë botën si kërcimtarë të trupës “Linga” ka mbërthyer publikun me magjinë e baletit bashkëkohor. Trupi i saj dukej si një simbol i lexueshëm edhe pse në baletin modern vështirë të përcjellësh një ngjarje përmes shfaqjes. Vetë titulli “Ne nuk jemi unë”, nuk premton subjekt, por ndjesi.
Ai Koyama: Jemi dy kërcimtarë në këtë shfaqje, edhe pse sytë fillimisht janë vetëm tek një, tek ai që duket më shumë si njeri. në skenë rolin kryesor nuk e mban vetëm një balerinë, por edhe ai që e ndjek, pasi ajo çka duam të themi me “ne nuk jemi unë”, nënkupton se të gjithë jemi ndryshe edhe nëse për ndonjë arsye apo tjetër jeta na bën bashkë. disa mund ta përcjellin këtë shfaqje si një histori dashurie, disa të tjerë si marrëdhënien që kanë dy njerëz të lidhur ngushtë, që duket sikur reagojnë njëlloj. por thelbi është që “ne s’mund të jetë unë”, pra një i vetëm. prandaj baleti modern është i bukur, sepse shfaqje mund të perceptohet në mënyra të ndryshme, rëndësi ka magjia që ofron një koreografi.
Kjo performanë është e para shfaqje që vjen në kuadër të festivalit të baletit bashkëkohor në Shqipëri. Në edicionin e tij të 11, ky festival duket se premton edhe më shumë balet bashkëkohor, në Tiranën dhe rrethet ku dominon klasikja. 11 shfaqje pritet që të ngjiten jo vetëm në teatrin eksperimental, në galerinë e arteve apo akademi, por edhe në teatrin e Durrësit dhe atë Skampa të Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *