Suksesi i madh ndaj Polonisë që na afron edhe më shumë me kualifikimin ne europian, e ka shnderruar në një feste të vërtete post ndeshjen në stadium dhe në rrugët e tiranës. Përvec 22 mijë e 500 mijë tifozeve që kishin mbushur plot e për plot stadiumin kombëtar, kanë qënë me mijëra të tjerët, një pjesë të ardhur edhe nga Kosova e Maqedonia të cilët në mungese të një bilete e ndoqen sfiden në baret e kryeqytetit. Pas ndeshjes të gjithë u dynden në bulevardin kryesor dëshmorët e kombit me makina dhe ngjyra kuqezi. Fishekzjarret dhe grumbullimet e tifozeve shkuan deri në sheshin skenderbej, duke krijuar sikurse edhe pritej kaos në qarkullimin e mjeteve të paktën deri në mesnate. Nuk munguan edhe disa incidente të vogla me tifozet polak, por për fat të mirë pa të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *