Mbremjen e djeshme është ngritur trofeu i premier leagues me Liverpollin kampion pas 25 viteve pritje.

Por thirrjes se autoriteve policore ndaj tifozëve që mos të dilnin në rrugë për të festuar, një numër i madh i tyre nuk i është përgjigjur pozitivisht.

Mijëra njerez zbarkuan  në rrugët e qytetit për të shoqëruar autobuzin e ekipit, teksa ai po shkonte në stadiumuin ” Anfield”. Një festë e madhe me fishekzjarre e flakadane deri në oret e para të mëngjesit për të shijuar ne maksimum këtë moment historik për klubin.

Thirrje ka pasur dhe nga vetë klubi me trajnerin Jurgen Klop që këshillonte tifozët të bënin dhe pak durim  përpara se të festohej sic duhej kjo arritje.

Keshtu pasi u shpall kampion i Champions sezonin e kaluar, Klopp ka koleksionuar edhe një tjetër trofe tejet të rëndësishëm si trajneri i Liverpool.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *