Franca kremton këtë të shtunë festen kombëtare të 14 Korrikut dhe përkujton kështu sulmin ndaj Bastijës në vitin 1789, një pikë kthese të Revolucionit Francez.

 

Rreth 4300 ushtarë, 220 automjete, 250 kuaj, 64 aeroplanë dhe 30 helikopterë morën pjesë në paradën e këtij viti.

 

Për Francën parada tradicionale e 14 korrikut është një demonstrim i fuqisë që shkon përtej një festimi të thjeshtë.

 

Por gjatë kësaj fundjave forcat e sigurisë janë shtuar më shumë se në festimet e mëparshme, duke mobilizuar në Paris më shumë se 12 000 oficerë policie dhe 1 800 ushtarë.

 

Kjo pasi përveç festës kombëtare, njerëzit do të mblidhen të dielën për të parë edhe finalen e kupës së botës mes Francës dhe Kroacisë.

 

Rrugët e Parisit janë përforcuar me forca të sigurisë, pasi Franca mbetet ende e kërcënuar nga sulme të mundshme terroriste.

 

Autoritetet thanë se për shkak të turmave të mëdha, rreziku është i lartë, ndaj nuk do të lejohen makinat në zonat qendrore dhe po ashtu do të zbrazen parkingjet e nëndheshme që makinat të mos përdoren për sulme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *