Kjo është Floreta Zaçe, banore e fshatit Pojan, e cila ka një jetë të tërë që merret dhe kujdeset për trëndafilat e oborrit në banesën e saj.

Ashtu siç ne fakt kujdesen pjesa më e madhe e grave dhe vajzave të fshatit Pojan me 5000 banorë por edhe fshatrat e tjerë të kësaj njësie me gati 18 mijë banorë.

Floreta na tregon se tradita e kultivimit të trëndafilave është e hershme jo vetëm në Pojan por në pjesën më të madhe të fshatrave të kësaj njësie administrative.

Në oborrin e shtëpisë së Floreta Zaçes, gjen të gjitha llojet e ngjyrat e trëndafilave, ashtu siç i gjen në shumë banesa të këtij fshati që nuk është më shumë se 10 km larg qytetit të Korçës.

Për ta rikthyer këtë traditë të kultivimit të trëndafilave në oborret e banesave të njësisë administrative me 18 mijë banore, bashkia e Maliqit për të dytin vit organizon “festën e Trëndafilave”, festë e cila mbledh të gjitha amvisat e Pojanit dhe fshatrave të njësisë.

Pjesa më e madhe e amvisave sjellin në këtë festë llojet e trëndafilave që kultivojnë ashtu sicc sjellin pije freskuese dhe ëmbëlsira që kanë në përbërje trëndafilin. Pojani është fshati i vetëm që organizon një festë të tillë në të gjithë juglindjen e vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *