Subscribe

Është rikthyer edhe këtë verë Festa e Ollgës, e cila organizohet në fshatin e Tushemishtit, buzë liqenit të Ohrit.

Por mungesa e turistëve është ndjerë sidomos te prodhuesit e zonës, të cilët tregojnë se ndërsa tradita vazhdon të ruhet, për to ka më pak punë e më pak të ardhura.

Banoret thone se gatimet tradicionale preferohen sidomos nga turistët e huaj.

Festa e këtij viti ishte më e kushtëzuar për shkak të pandemisë, po gjallëria u ndje disi në qendër të fshatit, ku punimet artizanale, zahiretë apo gatimet më të mira vendase, u shoqëruan edhe me çmime simbolike.

Bashkia e Pogradecit u kujdes që të sjellë këtë aktivitet të rëndësishëm me produktet e zonës, të cilat për dy ditë radhazi ekspozohen dhe ofrohen për ata që i bashkohen festës së Teto Ollgës, krah shtatores që sjell në vëmendje një prej filmave më të bukur xhiruar pikërisht në këtë fshat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *