Subscribe

Modeli dhe doktori, Valer Kolnikaj, është zyrtarisht pjesë e “Ferma VIP”. Në klipin e tij prezantues ai theksoi se është shumë gati për këtë sfidë si dhe për të sfiduar personazhet e tjerë.

Ndonëse i martuar, ai e quan veten një njeri të lirë, që e merr jetën siç i vjen.

“Unë jam Valer Kolnikaj, jam 38 vjeç, me profesion jam doktor edhe shoëman njëkohësisht. Do të jetë shumë e lehtë për mua, një kundër të gjithëve dhe të gjithë kundër njërit, sepse kështu jam mësuar, kështu më pëlqen e kështu më shijon. Pikat e dobëta, shpresoj se janë aq të zgjuar sa t’i gjejnë sado pak se meqenëse deri tani nuk ia ka arritur njeri të shohim sa do ia 700 të tjerët. Për aq kohë sa kujdesem për 12 mijë banorë dhe qindra të burgosur, imagjino sa të lehtë do ta kem me disa personazhe, që realisht mua më duken më të lehtë se personazhet e zakonshme për t’u menaxhuar dhe për të arritur atë që unë dua. Shpresoj që të arrijnë të provokojnë aq shumë, por besoj që do e kenë ujin e kalur poshtë urës që nga fillimi i spektaklit nga ana ime. Jam njeri i hapur dhe mirëpres gjithçka në mënyrën që më vjen. Unë uroj të jetë aq i bukur dhe ashtu siç i dua unë gjërat. Unë jam një familjar i martuar, etj, por në fakt jam njeri i lirë dhe e jetoj jetën si më vjen”, theksoi ai.

Valeri nënvizoi se është rritur në fshat ndaj mezi e pret këtë format.

Ndiqni “Ferma Vip” live në Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara në Tring, Ferma Vip1” dhe “Ferma Vip 2” si dhe në kanalin tonë të Youtube “Ferma Vip”./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *