Lumi Osum, rezulton i ndotur si pasojë e derdhjeve së fundmi të mbetjeve industriale dhe çfarë është më e keqja mbetje lëkurore që derdhen në lumë nga fabrika e lëkurëve në fshatin Vodicë te Bashkisë Poliçan.

 

Kjo fabrikë, mbetjet e përpunimit të lëkurëve i shkarkon në lumë, duke shkaktuar kështu ndotje, por edhe burim epidemish. Helmet që shkarkohen kanë dëmtuar prodhimet bujqësore, kanë tharë pemtarinë, si dhe kanë rritur sëmundjeshmërinë te banorët e fshatit Vodicë e më gjerë.

 

E ndërtuar rreth 25-vjet më parë, fabrika, jo vetëm që nuk ka vendosur impiante nëntokësore për shkarkimin e mbetjeve lëkurore, por, pas përpunimit të lëkurëve dhe leshit të kafshëve, ujin e kontaminuar e derdh në kanalet e hapura, që shkarkohen të gjitha në ujërat e Osumit. Banorët e fshatit Vodicë shprehin shqetësimin për situatën e rënduar, duke deklaruar se e gjithë kjo ndotje që shkaktohet nga fabrika nëpërmjet derdhjes në lumë të mjetjeve të kontaminuara, ka sjellë edhe përhapjen e erës së keqe në të gjithë zonën. Ata shprehen se era e keqe ndihet gjatë të gjithë ditës, por edhe pse janë ankuar në bashkinë e Poliçanit, askush nuk ka marrë asnjë masë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *