Edhe pse Europa dhe Ballkani Perëndimor vijojnë të përballen me pandeminë, duket se rritja e temperaturave nuk i ka ndaluar qytetarët të shijojnë, detin, diellin dhe reren në këtë sezon veror.

Mijëra pushues janë dyndur në plazhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa përpiqen të ruajnë distancën me pushuesit e tjerë.

Edhe Italianët kaë zgjedhur detin këtë fundjave duke sfiduar rregullat për mbajtjen e maskave dhe mes shqetësimeve për mbipopullimin e plazheve publike.

Ndërkohë rreth gjysmë milionë britanikë u mblodhën në plazhet e bregdetit lindor të Anglisë duke shpërfillur rregullat e distancimit social, ndërsa vendi ndodhet ende në fazën e lehtësimit gradual të masave.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Francë. Edhe në Spanjën e prekur rëndë nga Covid 19, njësoj si Britania e Madhe e Italia, qytetarët duket se kanë mposhtur frikën nga virusi dhe i janë dyndur zonave bregdetare.

Vendi madje ka rihapur të gjithë kufijtë, duke lejuar qytetërët të udhëtojnë drejt bregdetit, ndërsa temperaturat shënojnë rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *