Është hedhur sot në mesditë shorti për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024, që do të me finalet e kompeticionit që do të zhvillohen në Gjermani. Shqipëria është pozicionuar në Grupin E me Poloninë, Republikën çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

 

Një short bujar për Kombëtaren shqiptare, që shton shanset e Shqipërisë për t’u kualifikuar në finalet e Europianit për të dytën herë në historinë e futbollit shqiptar.

 

Nga ana tjetër Kosova do të jetë në grup me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

 

Në grupin B, Holanda do të jetë në grup me Francën, Irlandën dhe Greqinë, ndërsa Italia do të ketë punë me Anglinë dhe Ukrainën.

 

Në ceremoninë e hedhjes së shortit, përveçse personaliteteve të shumta të futbollit europian, kanë qenë të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trajneri i Kombëtares Edoardo Reja dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

 

Ja të gjitha grupet:

 

Grupi A: Spanja, Skocia, Norvegjia, Gjerorgjia, Qipro.

 

Grupi B: Holanda, Franca, Irlanda, Greqia, Gjibraltari.

 

Grupi C: Italia, Anglia, Ukrainë, Maqedonia e Veriut, Malta.

 

Grupi D: Kroacia, Uellsi, Armenia, Turqia, Letoni.

 

Grupi E: Polonia, Cekia, Albania, Ishujt Faraoe, Moldavia.

 

Grupi F: Belgjika, Austria, Suedi, Azerbajxhani, Estonia.

 

Grupi G: Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Bullgari, Lituania.

 

Grupi H: Danimarka, Finlanda, Slloveni, Kazakistan, Irlanda e Veriut, San Marino.

 

Grupi I: Zvicra, Izraeli, Rumania, Kosova, Bjellorusia, Andora.

 

Grupi J: Portugalia, Bosnje Hercegovina, Islanda, Luksenburg, Sllovaki, Lihtenshtenji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *