Subscribe

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj akuzoi ashpër Këshillin e Lartë të Drejtësisë që refuzoi të shkarkonte tre gjyqtarët, Petraq Curri i Durrësit, Ergys Selmani i Fierit dhe Ken Dhima i Administratives së Vlorës.

 

Pas këtij qëndrimi, Ministrja e Drejtësisë e konsideroi vendimin një pjesë të zezë të historisë së KLD-së.

 

“E djeshmja ishte një ditë e zezë për KLD. KLD si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe është kthyer në strukturë mbrojtëse të vetë gjyqtarëve. Me zbatimin pa kompromis të reformës në drejtësi vendime si ato të djeshme do të mbeten si pjesë e zezë e historisë”.

 

Ministrja e drejtësisë u shpreh më tej se vazhdimi i vetingut është një motiv edhe më i fortë për të spastruar sistemin nga të korruptuarit.

 

“Një arsye më shumë për ta vazhduar me vendosmëri reformimin rrënjësor të sistemit aktual të drejtësisë dhe për t’u ndarë me thikën e operacionit të spastrimit të sistemit, nga kasta e korruptuar që e ka mbajtur atë peng për më shume se çerekshekulli! Unë kam besim që me zbatimin pa kompromis të Reformës në Drejtësi, vendime si ato të djeshmet, do të mbeten pjesë e historisë së padenjë te nje sistemi, të cilit, po i vjen fundi dhe nuk do të përsëriten më në të ardhmen.”

 

Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas Ministrisë së Drejtësisë shkeli ligjin në procesin e ekstradimit per Alket Hatine, i cili ishte dënuar me 20 vite burg ne Itali,  por qe ne shkallen e pare u lirua dhe me pas u arratis.

 

Gjyqtari i Fierit Ergys Selmani sipas Ministrisë, vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes për Liljana Rukën e cila u vra më pas nga bashkëshorti i saj, ndërsa ai i administratives se Vlorës kishte mbi 200 vendime te pazbardhura ne kohe.

 

Por pas deklaratës së ministres reagoi dhe presidenca. Sipas njoftimit të shpërndare per mediat, presidenti i republikës Ilir Meta shpreh keqardhjen per mosmiratimin e propozimeve te Gjonajt ndërsa që prej marrjes së detyrës ka mbështetur kërkesat e ministres per procedime disiplinore.

Sipas presidentit  mbledhja e nje dite me pare e cila liroi gjyqtaret nga akuzat me shumice votash tregon nevojën ekstreme qe ka vendi per ngritjen e organeve te reja te drejtësisë, pasi shkeljet ishin flagrante dhe nuk morën vendimin e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *