Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Algjeria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe

Gjykata italiane ul dënimin për ish-të dashurin e 13-vjeçares...

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Berat, tre të plagosur

Gogu: Kushtetuesja zbatohet, zgjidhja Kuvendi, administrata jo pjesë

Rutte: NATO është më e fortë se Rusia

Vetëm 22 vjeçe, emërohet trajnere e një ekipi meshkujsh!...

Stuhi të fuqishme përfshijnë Italinë, një grua humb jetën...

Gjermania synon të fusë Inteligjencën Artificiale në operacionet ushtarake

Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

Ancelotti nis revolucionin te Brazili, ndryshime të mëdha në...

Ermal Dredha mesazh qytetarëve dhe Edi Ramës pas dorëheqjes: Në një moment të caktuar është e rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet

11 Shtator 09:25

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka sqaruar dorëheqjen, duke e thënë se ky ishte një vendim i marrë me “përgjegjësi morale dhe institucionale”.

Në letrën drejtuar qytetarëve dhe kryeministrit, Dredha thotë se kjo dorëheqje është një akt reflektimi dhe jo një largim nga përgjegjësia publike.

Lexo edhe :

Related Posts

Ermal Dredha dorëhiqet si kryebashkiak i Vlorës

“Është një akt i vetëdijshëm për të krijuar hapësirë për ide dhe ritme të reja zhvillimi për bashkinë tonë”, nënvizohet në deklaratë.

Dredha përmend edhe arsyet personale, familjare dhe administrative si faktorë që kanë ndikuar në largimin e tij, duke shtuar se do të vazhdojë të mbetet i angazhuar për të mirën e qytetit.

Mesazhi i Ermal Dredhës

Të nderuar qytetarë të Vlorës,

Me mirënjohje dhe përulësi, për gjithçka ndamë bashkë përgjatë këtij rrugëtimi, bashkë me falenderimet e pafundme për çdo mbështetje, po ndaj me ju letrën time të dorëheqjes!

Shpresoj në mirëkuptimin tuaj, me bindjen që Vlora ka plotë mundësi për kontribute të vyera! Si djalë i këtij qyteti kaq të dashur, do të shërbej në çdo formë, njësoj siç kam bërë çdo ditë të karrierës sime diplomatike sepse e vetmja gjë që mbetet e pandryshuar është që Vlora do të jetë gjithnjë e para në zemrën time!

I nderuar z. Kryeministër,

Sot, me përgjegjësinë më të lartë morale dhe institucionale, kam vendosur të paraqes dorëheqjen time nga detyra si Kryetar i Bashkisë së Vlorës.

Ky është një nga ato momente ku fjala nuk del lehtë, jo sepse mungon bindja, por sepse pesha e asaj që dua të them është e madhe dhe shumë e ndjeshme për mua si njeri, si shërbyes publik dhe si bir i këtij komuniteti që e dua me gjithë zemër.

Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që janë shfaqur gjatë rrugës, kam besuar gjithmonë se transparenca dhe puna e ndershme janë baza mbi të cilat ndërtohet një shërbim i mirëfilltë ndaj komunitetit.

Kam jetuar çdo ditë të këtij detyrimi me përkushtim të plotë dhe zell. Kam bërë më të mirën që kam ditur e mundur, ndoshta jo gjithmonë mjaftueshëm, por gjithmonë me ndershmëri. Kam qenë pranë njerëzve në ditë të mira dhe në ditë të vështira, dhe i kam ndjerë hallet dhe shpresat e tyre si të ishin familja ime.

Megjithatë, besoj se në një moment të caktuar është e rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet, për t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja.

Dorëheqja ime vjen si një akt reflektimi dhe përgjegjësie. Rrethanat aktuale, familjare dhe personale, apo dhe ato politike e administrative, më shtyjnë të besoj se dorëheqja ime është veprimi mëi drejtë në këtë moment. Ky vendim nuk nënkupton largim nga përgjegjësia publike, por është një akt i vetëdijshëm për të krijuar hapësirë për ide dhe ritme të reja zhvillimi për bashkinë tonë.

Kryeministër,

Ju falënderoj për bashkëpunimin institucional! Ky vendim nuk ndryshon as respektin dhe as përgjegjësinë që ndjej ndaj vendit tim dhe ndaj qytetarëve tanë.

Ju falënderoj për çdo mbështetje që më keni dhënë dhe për çdo shpresë që kemi ndarë së bashku. Unë mbetem i përkushtuar ndaj komunitetit tim dhe do të vazhdoj të kontribuoj në forma të tjera për të mirën e përbashkët.

Me respekt të thellë,

Ermal Dredha./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Edi Rama ermal dredha Vlore

Nga e njëjta kategori

Algjeria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe

më shumë...

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, ndërhyrje edhe nga ajri

më shumë...

Gjykata italiane ul dënimin për ish-të dashurin e 13-vjeçares shqiptare, e cila humbi jetën 2 vite më parë, reagon ashpër familja

më shumë...

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Berat, tre të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:59

Algjeria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e...

5:32

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, ndërhyrje...

5:31

Gjykata italiane ul dënimin për ish-të dashurin...

5:04

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Berat, tre...

4:58

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, ministri...

4:52

Shpërthimi i bombulës së gazit në Lezhë,...

4:51

Gogu: Kushtetuesja zbatohet, zgjidhja Kuvendi, administrata jo...

4:41

Rutte: NATO është më e fortë se...

4:32

Vetëm 22 vjeçe, emërohet trajnere e një...

4:20

Stuhi të fuqishme përfshijnë Italinë, një grua...

4:18

Parashikimi i motit për ditën e premte

3:50

Gjermania synon të fusë Inteligjencën Artificiale në...

3:25

Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

3:06

Ngërçi për pagat, përfundon mbledhja e jashtëzakonshme...

2:55

Ancelotti nis revolucionin te Brazili, ndryshime të...

2:54

19 vatra zjarri në vend, 10 ende...

2:27

“Mbi 10 milionë euro gropë”, humbja që...

2:27

“IA mund të na vrasë të gjithëve”,...

2:21

“Kredi me interes zero për shtëpitë nën...

2:16

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.