E premte, 30 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erdogan, ultimatum Amerikës

Turqia ashpërson qëndrimin e saj në raport me shtetet perëndimore. Presidenti Rexhep Taip Erdogan i ka vënë ultimatum Amerikës të bëjë një zgjedhje mes Turqisë dhe Fetullah Gylen. Këto komente, Erdogan i ka mbajtur gjatë një tubimi në Ankara, ku ishin mbledhur mbështetësit e tij në shenjë proteste kundër tentativës për grusht shteti.

“Herët a vonë ShBA do të duhet të zgjedhë mes organizatës terroriste te Gylen qe organizoi grushtin e shtetit, ose Turqisë demokratike. Ne e mbrojmë demokracinë, lirinë, mbrojmë shtetin dhe të ardhmen tonë. Të gjithë ata që ndoqën klerikun dhe bënë pakt me djallin dhe kërkojnë të përçajnë vendin, do të humbasin në fund”.

Reklamë

Ky qëndrim pason kërkesën e Ankarasë zyrtare për të ekstraduar klerikun Gylen, të cilin Turqia e akuzon si organizatorin e grushtit te shtetit. Deklarata e Erdogan pason edhe takimin e tij me presidentin Putin, ku dy zyrtarët e kartë thanë se kjo vizitë është fillimi i një ere të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë