E premte, 30 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erdogan: Turqia nuk do tërhiqet nga beteja me terroristët kurdë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan nuk ka ndërmend të tërhiqet nga operacionet ushtarake në Siri, pavarësisht paralajmërimeve të ashpra nga ndërkombëtarët. Madje këtë të mërkurë Ministria e Mbrojtjes në Ankara bëri të ditur se që nga nisja e operacioneve më 9 tetor e deri më tani, ushtria turke ka neutralizuar 637 terroristë.

 

Reklamë

Erdogan ka paralajmëruar se “nuk do të negociojë kurrë me një organizatë terroriste”.

 

Reklamë

Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence së bashku me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo po udhëtojnë drejt Ankarasë ku pritet të takohen me presidentin turk Erdogan. Ata synojnë të arrijnë një marrëveshje për vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe zgjidhjen e konfliktit.

 

Nga ana tjetër Rusia ka bërë të ditur se nuk do të lejojë një konflikt mes forcave turke dhe atyre siriane.

 

Menjëherë pas këtyre deklaratave, Kremlini bëri të ditur se Vladimir Putin zhvilloi një telefonatë me homologun e tij turk, duke I thënë se “operacionet në Sirinë verilindore do të dwmtonin në përpjekjet kundër terrorizmit”.

 

Madje Putin ftoi Erdogan në Moskë në një takim që mund të zhvillohet në fund të këtij muaji.

 

Turqia këmbëngul se operacioni synon të boshatisë Sirinë veriore nga forcat kurde me qëllim vendosjen e 3.5 milionë sirianëve që ndodhen sot në tokën turke.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë