Subscribe

Presidenti turk  përmbylli vizitën e tij dyditore në Greqi. Paraditen e se premtes ai vizitoi qytetin e Komotinisë për t’u takuar me komunitetin mysliman. Erdogan u prit në aeroport nga krerë të komunitetit dhe banorët me brohoritje te cilët thërrisnin njëzëri emrin e tij. Kreu i shtetit turk mori pjesë në faljen e së premtes në xhaminë ne Kirmahalle, e cila zgjati rreth 30 minuta. Më pas 150 metra me tej në shkollën e minoritetit u takua me nxënësit. Vizita e tij u përmbyll me një drekë në hotelin  “Chris and Eve Mansion”,  ku u takua  me përfaqësues të minoritetit mysliman të zonës.

 

Te enjten presidenti turk Erdogan pati takime intensive mes tensionesh me homologun e tij Prokopis Pavlopulos, kryeministrin Aleksis Cipras dhe me kryetarin e partisë Demogracia e Re Kiriakos Micotakis. Sipas burimeve të qeverisë greke, ai i propozoi Turqisë çeljen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mis dy vendeve. Mediat greke qe citojnë burime qeveritare thonë se kapitull i ri është respektim i plotë i traktatit të Lozanës. Gjithashtu është mirëpritur referimi i Erdoganit se minoriteti mysliman në Thrakë mund të jetë turk. Rifillim të bisedimeve duhet të krijohet me ndërtimin e besimit për shellfin kontinental. U ra dakord që Këshilli i ardhshëm i Bashkëpunimit të ngrihet sa më shpejt që të jetë e mundur e te krijohet një Komiteti i Përbashkët Ekonomik. Në lidhje me lirinë  fetare në Greqi, u theksua rindërtimi i gjithë xhamive.

 

 

 

Erdogan është shprehur se qëllimi i vizitës së tij është ndërtimi i së ardhmes dhe se dy popujt  mund të jetojmë me njëri-tjetrin. Presidenti turk theksoi se në këto kohë të vështira me probleme, takimet në Greqi mbartin një rëndësi akoma më të madhe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *