Teksa vazhdon pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, Rusia e gjen veten duke u përballur me një izolim ndërkombëtar në rritje, përfshirë edhe zgjerimin e listës së sanksioneve.

Edhe pse nuk është një shtet krejtësisht i izoluar, Rusia tani mund të llogarit vetëm në disa aleatë. Shtetet që kanë mbetur në thelb neutrale përfshijnë Kinën, monarkitë në Gjirin Persik dhe Turqinë.

Qeveria e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar Rusinë për agresionin e saj, por nuk i është bashkuar shteteve perëndimore për ta sanksionuar Moskën.

Në vend të sanksioneve, Turqia ka tentuar që të ndjekë një rrugë tjetër, duke e paraqitur veten si një paqebërëse potenciale, teksa ka ofruar të ndërmjetësojë negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës. Në të njëjtën kohë, Ankaraja po ashtu ka kritikuar anëtarë të paspecifikuar të NATO-s – aleancës ushtarake perëndimore, pjesë e së cilës është Turqia – sepse, sipas mendimit të saj, kjo aleancë ka bërë pak për të ulur tensionet.

Ky mesazh u artikulua së fundmi nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

“Në mënyrë që të dobësohet Rusia, disa shtete të NATO-s nuk duan paqe, ndërkaq Ukraina nuk interesohet për to. Unë do të citoj një pjesë të udhërrëfyesit tonë në lidhje me Ukrainën: tërheqja graduale e trupave ruse duhet të bëhet paralelisht me lehtësimin e sanksioneve”, tha Cavusoglu./Rel

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *