Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar në lidhje me anulimin e lejes nga Qeveria e Holandës për uljen e avionit të ministrit të Jashtëm Mevlut Çavusoglu, duke u shprehur se “Këto janë frikacakë, janë mbetje naziste dhe janë fashistë”, raporton agjencia Anadolu.

Në një ceremoni të përurimeve masive në Bagcılar të Stambollit, Erdogan tha se “Askush nuk mund të na gjunjëzojë, të na shikojë shtrembër, përsa kohë që në këtë vend janë 80 milionë zemra që janë të gatshme të perëndojnë si dielli për atdheun, flamurin, ezanin dhe liritë e tyre.”

Në lidhje me anulimin e lejes të uljes së avionit të ministrit Mevlüt Çavusoglu nga Qeveria e Holandës, Erdogan tha se:

“Teksa ministri ynë do të shkonte në Holandë për takimin me qytetarët tanë erdhi lajmi për ‘ndalesën e fluturimit’. Ministri i Jashtëm i Turqisë do të niset drejt Holandës për tu takuar me qytetarët dhe Holanda jep notën ‘ndalim të fluturimit’. Kërcen njëherë, dy herë Holandë, por duhet ta dini se qytetarët e mi atje do ti prishin lojërat tuaja më 16 prill. Ushtroni presion sa të dëshironi, ushqeni terroristët në vendin tuaj sa të dëshironi, por mos harroni se të gjitha këto një ditë do t’ju kthehen mbrapsht dhe sigurisht që ne kundrejt këtyre pas 16 prillit do të nisim zbatueshmëritë tona. Ne jemi të durueshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *