Partia qeverisëse e Turqisë ka humbur kontrollin e Stambollit edhe pas zgjedhjeve të mbajtura për herë të dytë.

 

Kandidati për partinë kryesore opozitare, Ekrem Imamoglu, fitoi 54% të votave me pothuajse të gjitha fletët e votimit të numëruara.

 

Imamoglu arriti të fitonte edhe në zgjedhjet e marsit, të cilat u anuluan pasi partia e Erdogan u ankua për parregullsi gjatë procesit.

 

Kundërshtari i tij, ish-kryeministri Binali Yildirim, ka pranuar humbjen ndërsa Presidenti Rexhep Tajip Erdogan përgëzoi fituesin.

 

“Unë e përgëzoj Ekrem Imamoglu, i cili ka fituar zgjedhjet në bazë të rezultateve paraprake”, ka shkruar ai Twitter.

 

Por rezultati shihet si një pengesë e madhe për Erdogan, i cili më parë tha se “kushdo që fiton Stambollin fiton Turqinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *