Me propozimin e talebanëve, Turqia mund të marrë drejtimin e aeroportit në kryeqytetin afgan Kabul. Kështu deklaroi presidenti turk, Recep Tajip Erdogan, duke shtuar se nuk është marrë ende asnjë vendim.

“Talebanët kanë propozuar që ne të operojmë në aeroportin e Kabulit. Ne nuk kemi marrë ende një vendim për këtë çështje”, tha ai në një konferencë shtypi në Stamboll.

 

Erdogan bëri me dije se ambasada turke në Afganistan është zhvendosur në zonën ushtarake brenda aeroportit të Kabulit, ku u zhvillua takimi i parë midis zyrtarëve turq dhe talebanëve dhe zgjati më shumë se tre orë.

 

“Nëse është e nevojshme, do të zhvillohen më shumë takime. Turqia dëshiron të vazhdojë negociatat”, shtoi presidenti turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *