Enkelejd Alibeaj ka komentuar qëndrimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, ku ka theksuar se me vendimet e tij të fundit ka treguar se është aleat me ligjin.

 

Nga Real Story, ai ka theksuar se vendimi i kreut të shtetit ishte i duhuri, përballë veprimeve të papërgjegjshme të një njeriu si Edi Rama.

 

“Atëherë kur situata ishte e tillë se zgjedhje nuk ka dhe jo vetëm kaq por do të ishte një hap kautizmi dhe shkon drejt rritjes së maturisë sociale kreu i shtetit ka bërë atë që duhej. Unë mund të them se tashmë shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë tashmë shohin më mirë. Pyetja është a kemi ne një maturi të spektrit politik të këtij vendi. Papërgjegjshmeria për të ngritur shtet, dhe këtu ka meritë Edi Rama që i theu të gjitha, ka meritë për të keqen. Ne kemi bërë një kontribut historik për këtë vend.”

 

Situata në të cilën ndodhemi ka krijuar dy akte kryesore për ndërkombëtarët sipas Alibeajt.

 

“Kërkesa që bën një shtet i BE për rivendosjen e e vizave dhe ka nxjerrë dy simptoma krimin dhe korrupsionin. Dhe tashmë janë disa vende që thonë tashmë se ju nuk jëni gati për në BE. nuk do të dëshiroja të përfundonim me djegie mandatesh dhe me mospjesmarrje në zgjedhje por ishte i vetmi vendim pas përdorimit të cdo mjeti brenda parlamentit, dhe kur pamë se ishim përballë një muari që nuk përgjigjej duhej të bënim një akt të tillë. Patjetër që ne si opozitë se kemi mohuar se kjo gjë ka pasur kosto. Ai e ka treguar se është totalisht i papërgjegjshëm për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *