Policia ka vënë në pranga babë e bir të cilët kanë tentuar të përfitojnë përmes mashtrimit 100 mijë euro. Mësohet se në bashkëpunim, Bedri dhe Albert Vodha, kanë tentuar që të ‘zhvasin’ një biznesmen, skemë të cilët e kishin përdorur dhe më herët.

 

Gjithashtu në kërkim është shpallur organizatori i dyshuar i këtij mashtrimi, Florian Gjergji.

 

Ata iu prezantoheshin biznesmenëve si zyrtarë të lartë dhe kërkonin shumën e parave, gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.

 

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *