
STUDIO SPORT
Nje format i do te synoje te krijoj nje identitet te vetin ne morine e programeve sportive qe transmetohen sot ne mediat shqiptare. Nen moderimin e Vilma Masha, me nje eksperience te konsiderueshme ne fushen e sportit e veçanerisht futbollit, nen shoqerine e te ftuarve te saj, çdo te diel mbrema do te sjellim atmosferen e Superliges Shqiptare, Seria A, perballjet e gjigandeve ne eventin me magjik Europian UEFA Champions League si dhe te kampionateve me te rendesishem.
Nje stil krejt ndryshe ne moderim por edhe ne menyren e te analizuarit fale se ciles synojme te identifikohemi. E nisim rrugetimin tone me eventin me te rendesishem futbollistik te vitit Kampionati Boteror. Specialiste, gazetar, modele,aktore dhe te ftuar special te perditshem, emra te spikatur te fushes se blerte, e gjitha kjo pasi “Kupa e Botes” eshte nje event gjitheperfshires qe terheq vemendjen e te gjithe grupeve shoqerore, gjinive e shtresave sociale.
Gjeografia e emisionit do te shtrihet pertej kufijve te Shqiperise. Permes lidhjeve skype do te synojme te lidhemi çdo mbremje me emra te njohur te futbollit qe jetojne jashte kufijve per te marre opinionin dhe perjetimet e tyre rreth boterorit.
Gjithçka ndodh e komentohet ne rrjetet sociale nga personazhe e protagoniste te botes se futbollit, specifikisht gjate kesaj periudhe per boterorin. Te thena e te pathena, tifozerite, futbollistet, skuadrat, perjetime…..