E-ZONE
E-ZONE, ka si qellim trajtimin e temave ekonomike qe kane impakt ne jeten e perditshme te qytetareve por edhe ne ekonomine ne teresi. Një format i përjavshëm që do të fokusohet tek problematikat e konsumatoreve, biznesit si dhe analizën e politikave fiskale dhe ekonomike të qeverise. Te ftuar do te jene sipermarres, ekspert ekonomie, profesore si dhe politikeberesit e sektorit. Ky emision ka si qellim te ofroje nje panorame te qarte te asaj qe po kalojme cdo dite ne jetet tona ne aspektin ekonomik por edhe parashikimet mbi te ardhmen e afert, duke orientuar konsumatoret ne sjellen e tyre. Fokus te vecante ne kete format do te kene edhe sipermarrjet.
Pas dy goditjeve të njëpasnjëshme, fillimisht tërmeti dhe tani pandemia ekonomia ka hyrë në fazë ngadalësimi për të mos thënë recesioni, si asnjëherë më parë. Këto dy fenomene po japin efekte të forta negative në aktivitetin ekonomik, çka e bën të nevojshëm më shumë se asnjëherë më parë që diskutimi për ekonominë të marrë një vëmendje edhe më të madhe.
Rajmonda Lajthia është një gazetare me përvojë të gjatë në fushën ekonomike, e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, master dega Administrim Publik. Prej 16 vitesh ajo trajton zhvillimet ekonomike në televizonin Vizion Plus. Nga eksperienca disavjeçare e gazetares konstatohet se ka një interes të lartë këto kohë, si nga biznesit ashtu edhe nga ekspertët për të diskutuar për jetën tonë ekonomike dhe pasiguritë që na shoqërojnë për periudhën në vijim. Këto diskutime dhe analiza janë të pamjaftueshme për tu trajtuar në një kronikë lajmesh, ndaj një emsionin me karakter ekonomik jep hapësirën e nevojshme për pasqyrimin e realitetit që po kalojmë.
Risija qëllimi dhe objektivi i këtij emisioni është ofrimi kohës televizive sipërmarrjes. Sa më shumë të flasim dhe të trajtojme problemet e sipërmarrjes aq më shumë ndikojmë në jetën politike si dhe në vendimarrjen e insitucioneve shteterore. Synojmë që nëpërmjet kësaj dritareje ekonomike teleshikuesi të gjej veten me problematikat e tij të përditshme, sic janë detyrimet, faturat, papunesinë, cmimet etj. Hallet dhe problemet ekonomike keto kohë kanë tejlkaluar shqetësimin shëndetësor, ndaj EKONOMIA duhet të jetë e para.
Jo vetem ne trajtimin e problematikave qe ato kane gjate aktivitetit te tyre, por pjese e trajtimit jane edhe histori suksesi, ku kompani te ndryshme mund te sjellin pervojen e tyre te sukseshme te te berit biznes.