E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

E lidhën, e vranë dhe e hodhën në lumë! Detaje të reja nga ekzekutimi i Ferdinant Hotit, arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

ITALI – Hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar Ferdinant Hoti, i gjetur i pajetë më 8 shtator në lumin Tergola në San Giorgio delle Pertiche, kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Autoritetet italiane po shqyrtojnë edhe mundësinë e përfshirjes së të riut në trafikun e drogës.

Reklamë

Pas hetimeve, policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, shtetasin Eris Makaj dhe të dashurën e tij, Noemi Karibba. Të dy janë dërguar në burgun e Padovës me vendim të gjyqtarit.

Sipas mediave italiane, hetuesit kishin prej kohësh në vëzhgim Makajn, pasi dyshohej se merrej me shpërndarjen e drogës në zonën e Spineas.

Sipas hetimeve, Makaj përdorte një monopatinë dhe ndalonte pranë automjeteve të klientëve për të kryer dorëzimet.

Gjatë një kontrolli në banesën e të dashurës së tij në Milano, karabinierët sekuestruan  rreth 800 gramë hashash, 200 gramë kokainë dhe rreth 2 mijë euro në cash.

A ka lidhje me vrasjen e Ferdinant Hotit?

Hetuesit po shqyrtojnë një lidhje të mundshme mes Eris Makajt dhe një tjetër shqiptari, Luigi Makaj, 44 vjeç. Ky i fundit u arrestua në korrik, së bashku me 39-vjeçarin Amiol Gjoka, për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, pas të shtënave ndaj një 25-vjeçari në Mirano.

Sipas dyshimeve të hetuesve, 25-vjeçari mund të ketë qenë i përfshirë në një rrjet shpërndarjeje droge dhe po përpiqej të shkëputej prej tij.

Po verifikohet nëse Eris dhe Luigi Makaj kanë lidhje familjare, si dhe nëse kjo ngjarje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Ferdinant Hotit. Asnjëra prej këtyre lidhjeve nuk është konfirmuar deri tani.

Autoritetet italiane po shqyrtojnë mundësinë që vrasja e Ferdinant Hotit të ketë lidhje me botën e trafikut të drogës.

Ferdinant Hoti u gjet i pajetë më 8 shtator brenda një makine “Fiat Bravo”, të zhytur në lumin Tergola, në provincën e Padovës. Trupi i tij ishte futur në një qese të zezë, me duart e lidhura, ndërsa mbi të ishin vendosur goma. Makina ishte pa targa.

Nga autopsia rezultoi se 35-vjeçari ishte qëlluar nga afër dhe kishte vdekur përpara se trupi të hidhej në lumë. Hetuesit dyshojnë se vrasja është kryer në një vend tjetër dhe se autorët e kanë transportuar trupin me makinë për të fshehur gjurmët e krimit.

Pista e drogës dhe lidhja e mundshme me të shtënat e korrikut në Mirano mbeten ende pistat të cilat po heton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.