E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump arrin në Pekin, pritet nga zëvendëspresidenti Han Zheng

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Pekin në një vizitë dy ditore, ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez, Xi Jinping, gjatë dy ditëve të ardhshme.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u prit nga Zëvendëspresidenti Han Zheng, ku shoqërohej nga një bandë që luante muzikë dhe flamuj që valëviteshin.

Reklamë

Delegacioni amerikan përfshin drejtues ekzekutivë të teknologjisë, përfshirë edhe Elon Musk.

Në qendër të diskutimeve me presidentin kinez Xi Jinping pritet të jenë lufta në Iran, siguria në Ngushticën e Hormuzit dhe çështja e tregtisë, ku presidenti amerikan synon që kompanitë amerikane të kenë më shumë akses në tregun kinez, përfshirë inteligjencëna artificiale.

Reklamë

Në samitin Trump-Xi pritet të diskutohet edhe çështja e Tajvanit, pas kundërshtimeve të forta të Pekinit ndaj paketës amerikane të armëve me vlerë 14 miliardë dollarë për ishullin vetëqeverisës.

Takimet mes dy liderëve  do të shoqërohet me ceremoni shtetërore, banket zyrtar dhe vizita në monumente historike kineze.

Vazhdo të lexosh

Reklamë