Subscribe

Largimi masiv i shqiptarëve në dy vitet e fundit ka patur edhe një efekt pozitiv. Ata kanë sjellë më shumë para ne vend. Nëse do t’u referohemi shifrave, në dy vitet e fundit, ka një tendencë rritëse të remitancave.

 

E ndërsa nivelin më të ulët ato e shënuan në vitin 2012-2014 me 300-400 milion euro në vit, ekspertët argumentojnë se kjo tendencë rritëse ka ardhur nga emigrimi i shqiptarëve kryesisht drejt Gjermanisë.

 

Pavarësisht rritjes, Shqipëria prej vitesh i është larguar ndikimit të madh që kanë dhënë remitancat në ekonomi. 10 vjet më parë ato ishin sa 22 % e PBB, ndërsa sot kanë arritur në 9.1%. Të ardhurat e emigrantëve sot janë të orientuara më së shumti në mbajtjen e familjeve dhe jo për investime.

 

Por vendi ynë vijon të ketë varësi nga remitancat. Ekspertët vlerësojnë se ende investimet e huaja, nuk po i përmbysin shifrat e emigrantëve. Remitancat janë pagesa cash në formën e dërgesave që hyjnë në vend, teorikisht ato llogariten të jenë zëri i dytë më i rëndësishëm financiar, pas investimeve të huaja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *