Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte, rrezik për...

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e re e...

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes me emigrantë...

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në situatën e...

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua me drejtuesit...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik, deputetë e...

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat...

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e...

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2...

Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen në organizatë...

Emigrantët/ Gjykata Evropiane e Drejtësisë përforcon kriteret për vendet e sigurta të origjinës

1 Gusht 20:11

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) ka përforcuar kriteret dhe pengesat për përcaktimin si vende të sigurta origjine në procedurat e përshpejtuara të azilit.

Anëtarët e BE-së mund të hartojnë lista me vende të tilla vetëm nëse paraqesin edhe burimet për vlerësimin e tyre; gjykatat duhet të jenë në gjendje të shqyrtojnë se mbi cilat informacione bazohet vendimi për shpalljen e një vendi si vend i sigurt.

Po ashtu gjyqtarët në Luksemburg vendosën që derisa të hyjnë në fuqi rregullat e reja të azilit të Bashkimit Evropian, vendimi për të shpallur një vend si të sigurt duhet të marrë në konsideratë të gjithë popullsinë e një vendi të caktuar.

Gjykimi kishte të bënte me “Modelin e Shqipërisë” që përdor Italia në kuadrin e procedurave të shpejta për proceset për azilin jashtë vendit. Përcaktimi i vendeve të sigurta të origjinës është parakusht për zbatimin e këtij modeli.

Qeveria e Romës synon të dërgojë refugjatë dhe migrantë, meshkuj në moshë madhore, nga këto vende në qendrat e strehimit në territorin e Shqipërisë, ku ata duhet të qëndrojnë ndërsa përpunohen kërkesat e tyre për azil.

Paditësit nga Bangladeshi

Në tetor 2024 u klasifikuan si të sigurta disa vende, përfshirë edhe Bangladeshin – vendi nga i cili vijnë dy paditësit. Ata ishin kapur në Detin Mesdhe dhe ishin dërguar në Shqipëri. Kërkesat e tyre për azil në Itali u refuzuan. Gjykata kompetente italiane i kërkoi Gjykatës Evropiane të Drejtësisë(GJED) të sqaronte se cilat janë detyrimet e vendeve anëtare të BE-së lidhur me përcaktimin e vendeve të sigurta të origjinës.

Vitin e kaluar Gjykata vendosi në një rast tjetër që, deri në njoftim të mëtejshëm, një shtet mund të klasifikohet si i sigurt vetëm nëse ky konstatim vlen për të gjithë territorit të tij. Megjithatë një rregullore e re e BE-së përcakton që në të ardhmen shtetet  mund të klasifikohen si të sigurta edhe nëse ky vlerësim nuk vlen për rajone ose grupe të caktuara njerëzish, siç janë homoseksualët. Ndryshimi është pjesë e reformës së madhe të ligjit të azilit të BE-së, e cila është planifikuar të hyjë në fuqi në qershor 2026.

Meloni: “Një hap që duhet t’i shqetësojë të gjithë”

Vendimi i Luksemburgut u prit me kritika të ashpra në Itali. Kryeministrja Giorgia Meloni tha se vendimi ishte surprizues dhe e kufizoi më tej hapësirën tashmë të kufizuar të qeverive për të vepruar.

“Ky është një hap që duhet t’i shqetësojë të gjithë”, tha kryetarja e partisë së djathtë Fratelli d’Italia.

Qeveria italiane ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për të ngritur dy kampe në territorin e saj. Megjithatë projekti aktualisht është pezulluar për shkak të rezistencës së gjyqësorit italian. Sipas një raporti të organizatës për të drejtat e njeriut ActionAid dhe Universitetit të Barit qendrat kanë funksionuar efektivisht vetëm për pesë ditë në vitin 2024 dhe me kosto shumë të larta.

Po Gjermania?

Edhe Gjermania ka shpallur një numër vendesh si të sigurta. Përveç shteteve anëtare të BE-së ato përfshijnë shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Gjeorgjinë, Ganën, Moldavinë dhe Senegalin. Koalicioni CDU/CSU-SPD planifikon ta zgjerojë listën me anë të rregullimit ligjor, pra pa përfshirjen e Bundestagut dhe Këshillit të Federatës, Bundesratit. Megjithatë një vendim përfundimtar nuk është marrë ende./dw

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
emigrantë vende te sigurta

Nga e njëjta kategori

Vihet në kontroll pas 30 minutash zjarri në Ujin e Ftohtë, rrezikoi restorante e hotele, turistët u larguan të alarmuar

më shumë...

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte, rrezik për Ukrainën

më shumë...

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e re e qytetarëve

më shumë...

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes me emigrantë në brigjet e Tunizisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:44

Vihet në kontroll pas 30 minutash zjarri...

10:33

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte,...

10:27

Zjarr pranë tunelit, situatë kritike në zonën...

10:04

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e...

9:46

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes...

9:04

Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit,...

8:54

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në...

8:20

Kuçovë/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës...

8:08

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me...

7:52

Ilaçet që mund ta bëjnë më të...

6:53

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua...

6:24

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik,...

6:10

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush...

5:48

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir,...

5:38

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet...

5:32

Arrestimi i Vis Kosovës, policia: Dhunoi dhe...

5:16

Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen...

5:13

Irani: Do dokumentojmë krimet e SHBA-së dhe...

4:23

Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr...

3:39

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 7...

Më të klikuarat

  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para
  • Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr edhe 50 mijë lekë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.