Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar pas votimit të djeshëm në Kuvend me 96 vota pro të Altin Binajn si gjyqtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese.

Në një mesazh në “Facebook”, OSBE e kosnideroi emërimin e Binajt një hap me rëndësi për funksionimin e kësaj gjykate, ndërsa theksoi se është në pritje të emërimeve pasuese.

“Prezenca e OSBE-së me kënaqësi vëren se është hedhur një hap i rëndësishëm e i shumëpritur drejt një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale. Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga Kuvendi, mbetemi në pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Përmes mbështetjes së përkushtuar, Prezenca është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Gjykatën Kushtetuese për rritjen e efektivitetit dhe transparencës”, thuhet në reagimin e OSBE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *