Për të dyja bota e modës është një nga ato terrenet e sigurta, ku secila prej tyre shkel pa drojë! Për artisten shqiptare fashion-i është çështje në kufijtë e pasionit, ose një lloj stili që ia dikton vet natyra e angazhimit të saj, ndërsa për supermodelen me famë botërore Kendall Jenner, pasarela dhe promovimi i trendeve të fundit të modës është domosdoshmëri. Sepse ky është profesioni i saj, modelingu

 

 

Por, kur vjen puna tek trendet, ndoshta është e vështirë të kuptohet se cila prej tyre e lançon më herët, dhe cila jo! Duket se kështu ka ndodhur edhe me ato të dyja! Këngëtarja Elvana Gjata dhe modelja e njohur Kendall Jenner janë shfaqur me veshje të njëjtë.

 

 

E para ka qenë Elvana, e cila ka zgjedhur këtë xhaketë të gjatë, ku lexohet qartazi Vogue, e me dizajnin me ngjyra dhe portrete të të, bëhet edhe më trendy si gjetje. Ajo ka performuar me këtë veshje në një koncert në kryeqytet, vetëm përpara disa javësh. Ndërsa, ditën e djeshme ka qenë Kendall Jenner e cila është shfaqur gjatë pjesëmarrjes në eventin e madh të modës Milan Fashion Week 2018-të me po të njëjtën xhaketë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *