Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha deklaroi për “Vizionin e Pasdites” se në Serbi janë 16 varreza masive, për të cilat nuk flitet.

 

Gjatë një interviste me moderatoren Evi Reçi, për të komentuar procesin gjyqësor në Hagë për ish-liderët e UÇK, Hoxha tha se Serbia nuk është vënë asnjëherë përpara përgjegjësisë për krimet e kryera.

 

“Në Serbi vazhdojnë të jenë 16 varreza masive, për të cilat nuk flitet. Aktualisht ka filluar gjurmimi para pesë vitesh, në këto dy ditët e fundit janë gjetur disa trupa. Nuk është ndëshkuar asnjëherë Serbia, as për gjenocidin në Kosovë, as për të zhdukurit të cilët janë vrarë në Kosovë. Të vrarë janë zhvendosur në Serbi dhe janë varrosur në Serbi. Pas 21 vitesh u mohohet e drejta familjarëve të tyre të dinë për fatin e tyre. Të mos flas për fëmijë të vrarë të masakruar që janë 1.133 fëmijë nga lufta e fundit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *