Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH-Fier kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete.

 

Në lagjen “5 Maji”  në rrugën “Lef Nosi”, Elbasan, shtetasi Kelmend  Xhaferri, 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan,  i cili drejtonte një automjet   tip “Porsh” me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë  dhe ka tentuar të largohet por s’ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Kelmend Xhaferri kishte shkelur edhe masen “arrest shtëpie” të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive” në shtator të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *