Ministria e Jashtme grek ka reaguar ndaj vendimit të ministrisë së Brëndshme të Shqipërisë e cila shpalli 52 shtetasve grekë si persona “non grata” në territorin shqiptar

 

Në reagimin e saj ministria greke kërkon sqarime në lidhje me këtë vendim,  mbas ngjarjeve të ndodhura gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kacifas.

 

“Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe. Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare. Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *