Subscribe

Punimet e piktorëve të vegjël të qendrës Kombëtare të Kulturës për fëmijë janë shfaqur sot tek “Reja” duke sjellë një ekspozitë krejt të veçantë me dhjetra punime. Kjo ekspozitë jo pa qëllim është lënë pa tematikë, për ta lënë të lirë botën dhe fantazinë e të vegjëlve.

 

ANISA SALA

KURATORE

“Donim të ishim larg pjesës së Pandemisë. Ata çlirohen derisa vijnë edhe punojnë në pikturë, skulpturë dhe marrin kënaqësi pasi nuk kanë aktivitete të tjera.”

 

Krijimet në zhanre të ndryshme në vizatime qeramikë, skulpturë, na çojnë në një udhëtim plot me ngjyra sikundër është edhe  bota e tyre.

 

“Mua më ka bërë kjo të lumtur, çdo ditë dua ti jap jetës sime ngjyra siç i jap edhe pikturës. Kam bërë një breshkë sepse ka një simbolikë shumë të veçantë.”

 

Në këtë periudhë pandemie, ky aktivitet i ka mbajtur fëmijët të angazhuar për të krijuar, teksa na shpalosin teknikën që kanë ndjekur për të përfunduar disa prej punëve.

 

“Kam sjellë tre punë në argjilë, qiramikë të cilat i kam bërë me bojra akrilik. Pas gjithë këtyre gjërave që kanë ndodhur, tërmeti, koronavirusi dhe ndihem më mirë kur vizatoj gjithçka kalon më lehtë.”

 

Qëndra Kombëtare e Kulturës për fëmijë, ka nxitur artistët e vegjël që  që përgjatë kësaj periudhe të vështirë, kohën e tyre ta shpenzojnë mes krijmtarisë dhe artit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *