Ekspertët e shëndetësisë janë vënë në provë gjatë pandemisë. Kërkimet kanë qenë të shumta për të zbuluar më tepër për sëmundjen ngjitëse.

Specialistët po mësojnë gjëra të reja dhe tani kanë dalë në përfundimin se dy metra distancë mund të mos jetë e mjaftueshme për të parandaluar përhapjen.

Tre ekspertë po kërkojnë nga njerëzit që ta marrin seriozisht transmetimin e virusit nga ajri.

Në një koment të botuar në revistën “Science”, ata theksuan rëndësinë e maskave dhe testimin e rregullt, të përhapur.

Ata treguan për vende të tilla si Singapori, Hong Kong dhe Tajvani, ku përdorimi i maskave është universal dhe virusi është kontrolluar.

“Dëshmitë sugjerojnë se [koronavirusi po përhapet në heshtje në ambiente ku kanë qëndruar individë të infektuar pa simptoma”, u shprehën Chia Ëang nga Universiteti Kombëtar Sun Yat-sen në Tajvan, Kimberly Prather dhe Dr. Robert Schooley nga Universiteti i California, San Diego.

Sipas tyre, rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për dy metra distancë ka të ngjarë të mos jetë i mjaftueshëm në kushte shtëpie, ku grimcat e virusit mund të qëndrojnë në ajër për orë të tëra, të grumbullohen me kalimin e kohës dhe të lëvizin në distanca më shumë se dy metra.

Kjo e bën të domosdoshme veshjen e maskave, thanë ata, edhe kur njerëzit janë duke ruajtur distancën e tyre.

Të tre ekspertët janë specialistë të kimisë dhe sëmundjeve infektive. Ata mendojnë se ndryshimi i sjelljes tek njerëzit është me i rëndësishëm se një vaksinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *