Subscribe

Gjatë vitit 2022, rritja ekonomike e vendit tonë u përgjysmua, krahasuar me vitin 2021. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, vitin e shkuar ekonomia shqiptare u rrit në nivelin e 4.8%, ndryshe nga viti 2021 kur ritmi i rritjes ishte 8.9%.

 

Sipas ekspertëve, ngadalësimi i rritjes ekonomike në vitin që lamë ishte i pritshëm pasi 2022 u karakterizua nga kriza e fortë e çmimeve dhe pasiguria, ndërsa në 2021 rimëkëmbja ishte më e fortë për shkak se dolëm nga pandemia.

 

Në vitin e shkuar ekonomia u rrit e ndihmuar kryesisht nga ndërtimi, sektor i cili ka performuar mirë gati në çdo muaj, ku vetëm në tremujorin e fundit u rrit me 14.4%, krahasuar me të njëjtën të 2021-shit. Sektorë të tjerë që njohën rritje gjatë muajve të fundit janë edhe tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, ndikuar edhe nga çmimet e larta.

 

Ndërsa bujqësia që vijon të performojë negativisht, duke regjistruar një tjetër rënie gjatë periudhës tetor-dhjetor të 2022.

 

Për vitin aktual, qeveria parashikon që rritja ekonomike të ngadalësohet më tej në nivelin e 2.6%, për shkak të inflacionit dhe pasojave të luftës në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *